Abdixhiku pret Bajqinovcin: Me kuadro të tilla, “Rruga e re” do ta bëjë të ardhmen e Kosovës

17:52 | 21 Korrik 2023
abdixhiku-pret-bajqinovcin:-me-kuadro-te-tilla,-“rruga-e-re”-do-ta-beje-te-ardhmen-e-kosoves

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 26 këshilltarët e kuvendit komunal në Prishtinë për zgjedhjen e Pellumb Bajqinovcit, asamblistit të LDK-së, si kryesues të ri të kuvendit komunal.

Sipas Abdixhikut, përveç se profesionist e përafrues, Bajqinovci është veprimtar e bashkëpunëtor i madh.

“Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”, tha Abdixhiku.

Kujtojmë se Bajqinovci u zgjodh sot kryetar i kuvendit komunal në Prishtinë, pas shkarkimit të ish-kryetarit, Fehmi Kupina.

Komento: