Abdixhiku pret në takim Hovenierin: Ka qenë kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes ShBA-ve dhe Kosovës

13:08 | 19 December 2024
abdixhiku-pret-ne-takim-hovenierin:-ka-qene-kujdestar-i-perkushtuar-i-relacioneve-mes-shba-ve-dhe-kosoves

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku tha se ka falenderuar Hovenierin për angazhimin dhe përkushtimin si ambasador.

“Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtarës së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.

LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse lidhja jonë është ideologjike, është insitucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet!”, shkroi mes tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey Hovenier, e prita në takim lamtumirës në Selinë Qendrore të LDK-së. 🇺🇸🇽🇰

E falenderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve!

Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtarës së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.

LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse lidhja jonë është ideologjike, është insitucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet!

Shpërndaje në:

Komento: