Abdixhiku pret në takim Sorensenin, tregon se për çka biseduan

13:26 | 14 Janar 2026
Abdixhiku pret në takim Sorensenin, tregon se për çka biseduan

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Abdixhiku ka thënë se kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën. Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në përmbyllje të takimit, shpreha pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit.”

Komento: