Abdixhiku prezenton plan-programin për ekonomi: Programi më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë

21:08 | 11 November 2024
abdixhiku-prezenton-plan-programin-per-ekonomi:-programi-me-transformues-qe-ka-pasur-kosova-ndonjehere

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte ka prezantuar plan-programin për fushën e ekonomisë.

Në takim me zyrtarë të LDK-së dhe me qytetarë, Abdixhiku ka thënë se programi i tyre është programi më transofrmues që ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë. E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë.E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku u zotua për rritje ekonomike në rast se emërohet si kryeministër, koeficient 150 euro dhe heqje të TVSH për produktet bazë.

Postimi i plotë:

Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë.

E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë.

E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë.

NE BESOJMË NË KOSOVË!

Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto!

Prandaj, me mua si Kryeministër, do të kemi:

– 5% rritje ekonomike
– 5 miliardë euro investime
– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit
– Koeficient 150
– Pako Fiskale 2.0
– 0% TVSH për produkte bazike
– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare
– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit
– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë
– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë
– Themelimi i Ministrisë së ICT-së
– 120 milionë euro TECH FUND
– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik
– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT
– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.

BËHU NDRYSHIMI!
Sepse Kosova ka nevojë për ndryshim!

Komento: