Abdixhiku priti ambasadorin e ri hungarez, diskutojnë zhvillimet politike në vend

12:20 | 13 Shkurt 2026
abdixhiku-priti-ambasadorin-e-ri-hungarez,-diskutojne-zhvillimet-politike-ne-vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim njohës me ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Gjatë takimit, Abdixhiku e uroi ambasadorin për marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në punën diplomatike në vend.

Temë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me këto çështje.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkë”, shkroi faqja e LDK-së në Facebook.

Komento: