Abdixhiku propozon Jehona Lushaku Sadriun për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së

12:30 | 12 Shkurt 2026
abdixhiku-propozon-jehona-lushaku-sadriun-per-shefe-te-grupit-parlamentar-te-ldk-se

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka propozuar deputeten Jehona Lushaku Sadriu për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku e ka vlerësuar Lushaku Sadriun si një deputete me integritet, përgatitje akademike dhe përvojë politike, duke theksuar se ajo është një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar ndaj demokracisë parlamentare, shtetit ligjor dhe orientimit euroatlantik të Kosovës.

“Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së”, shkroi mes tjerash i pari i LDK-së.

Komento: