Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se duhet koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Abdixhikut, kjo për shkak të domosdoshmërisë për të mos rënë në kurthin e forcave destabilizuese serbe.
Ai theksoi se këto synojnë të rrënojnë shtyllat kryesore të Republikës sonë.
“Sonte, ripërsëritëm nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-të; si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi. Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë – sovranitetin në veri me fokus të veçantë. Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë. Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin”, tha Abdixhiku.
Njoftimi i plotë:
Sonte, në Prishtinë, me Degën e 2 të ‘Qytetit të vjetër’, organizuam takimin e radhës me qytetarë – të parin në kryeqytet, gjithsesi jo të vetmin. Interesimi i qytetarëve për pjesëmarrje në ciklin e takimeve ‘LDK ju dëgjon’ tashmë ka tejkaluar përkatësitë politike. Kjo paltformë komunikimi po bëhet adresë e shtrimit të brengave të qytetarëve në çdo lagje e çdo anë, për çdo temë e për çdo hall. Nga ato të sigurisë, tek të përballueshmërisë, të energjisë, punësimit, investimeve, arsimit, shëndetësisë e ikjes.
Sonte, ripërsëritëm nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-të; si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi. Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë – sovranitetin në veri me fokus të veçantë.
Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë. Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin.
Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarë. Në çdo qytet e çdo fshat. LDK-në do ta mbajmë në bashkëbisedim me qytetarë. Rruga jonë politike do të shtrohet së bashku me ta.