Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale e cila rrëzoi vendimin lidhur me punimet në ‘Rrugën A”.
Ai ka thënë se punimet në këtë rrugë kanë rinisur sot.
Abdixhiku ka shkruar se “Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot!
Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë.
Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.
Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!