Abdixhiku: Që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro

14:08 | 29 Tetor 2024
abdixhiku:-qe-ne-javen-e-pare-te-qeverisjes-sime,-koeficienti-i-pagave-do-te-behet-150-euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pasi në një konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi për rritjen e pagave në sektorin publik për 1 njësi të koeficientit, apo 110 euro duke filluar nga janari 2025 me gjysmën e parë të rritjes e cila do të plotësohet me gjysmën tjetër nga korriku, raporton Front Online.

Abdixhiku thotë se si kryeministër do të rrisë koeficientin e pagave në 150 që në javën e parë të qeverisjes.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, potencoi Abdixhiku. /FrontOnline/

 

Komento: