Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar gjatë tubimit në Gjakovë se LDK-në që e kërkojnë qytetarët tash e sa kohë, tashmë e kanë.
Sipas tij, ai ka afër vetes një ekip të shkëlqyeshëm. Dhe se lista e LDK-së prej 110 anëtarëve është lista fituese në përbërjen e Qeverisë së ardhshme.
“Këta burra e gra i keni parë sot në listën e 110 anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listën fituese përbërjen e Qeverisë së ardhshme, Republikës Rugoviste të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai tha se LDK qëndron e bashkuar, e fortë e me bindje se janë ndryshimi për Kosovë.
“ Nga sonte qëndrojmë të bashkuar, nga sonte qëndrojmë të fortë, nga sonte dalim me plot bindje se ne jemi ndryshimi për Kosovë”, shtoi ai.