
Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit në orën 17:00.
Ai e ka cilësuar këtë seancë si “show propagandues” të Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë komunikim mes dy partive për këtë proces.
Abdixhiku ka thënë se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka konsensus politik për çështjen e presidentit.