
Lumir Abdixhiku thotë se shkarkimi i Veliut nga Kurti ishte si shtrategji shahu.
Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se shkarkimi i minisrit të Brendshëm, Agim Veliut, nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, ishte e ngjashme si një strategji në lojën e shahut.
“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”, ka sqaruar Abdixhiku.
Tutje, ai tha se shkarkimi ka qenë kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria dhe të rritet popullaritet.
“Në shah është një hapje me kurth përmes së cilës hapet mbretëresha për kundërshtarin, që më pas të jepet shah-mat. Hapja e mbretëreshës duket si gabim, por në fakt është kurth. Në rastin tonë, mbretëresha ka qenë qeveria”, ka thënë Abdixhiku.
“Unë besoj që është vënë një kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria me bindjen që të rrihet popullariteti. Unë kam qenë kundër këtij kurthi, se e kam parë këtë kurth”, shtoi Abdixhiku.