Abdixhiku: Sikurse mbrëmë, edhe sot në ditën e fundit të vitit, Prishtina ishte plotë jetë e gjallëri

03:38 | 01 January 2025
abdixhiku:-sikurse-mbreme,-edhe-sot-ne-diten-e-fundit-te-vitit,-prishtina-ishte-plote-jete-e-gjalleri

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se sikurse mbrëmë, edhe sot në ditën e fundit të vitit, Prishtina ishte plotë jetë e gjallëri.

Ai ka njoftuar se ka kaluar një mesditë të këndshme në sheshet e kryeqytetit.

“Nga sheshi Ibrahim Rugova tek George Bush, Prishtina si asnjëherë. Nga festa me Dardanë, tek koncertet në tri sheshe, nga patinazhi i vogël tek shtëpizat dimërore, nga dritat dekorative tek vet njerëzit e familjet – kishte jetë, kishte gjallëri, kishte festë! 🎉

Jemi popull e vend me të ardhme të bukur. Këtë të ardhme do ta bëjmë!”, shkroi Abdixhiku.

Komento: