Abdixhiku: Sot, me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik

12:17 | 31 Janar 2026

Para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Punës së LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se sot do të merret vendim i lirë.

Ai u uroi mirëseardhje gazetarëve, duke u thënë “mirë se vini në demokraci”.

“Mirë se vini ne demokraci, do të doja këtë ditë ta shënojmë më maturi, le të jetë ky një standard i mirë, i mbarë jo vetëm për LDK-në por për të gjitha partitë e tjera. I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim më të unifikuar për të ardhmen që na pret. Me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik”.

“Është Kuvendi i LDK-së, Kuvendi ka çdo të drejtë për çdo gjë”, vijoi tutje.

Komento: