Abdixhiku sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë shpalos programin për kulturën, sportin e turizmin

15:08 | 03 Dhjetor 2024
abdixhiku-sot-ne-sallen-e-kuqe-ne-prishtine-shpalos-programin-per-kulturen,-sportin-e-turizmin

Pas prezantimit të programit në fushat e ekonomisë dhe shëndetësisë, LDK të martën do të shpalos programin politik “Rruga e Re” për kulturën, sportin dhe turizmin.

Siç thuhet në ftesën e tyre, “ky projekt synon ta transformojë kulturën, sportin dhe turizmin e vendit tonë, ashtu siç dhe e meritojnë qytetarët tanë”.

Ky prezantim do të bëhet nga ora 18:00, në Sallën e Kuqe të kryeqytetit.

Sipas LDK-së “ndryshimi po vjen edhe në kulturë, sport dhe turizëm”.

Komento: