
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot nga ora 13:30 do të takohet me bashkatdhetarët në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur LDK përmes një reagimi zyrtar. LDK ka ftuar mërgatën për takim, ku do të flasin për programin qeverisës e vizionin zhvillimor.
‘’E dashur Mërgatë në Zvicër, Kandidati jonë për Kryeministër Lumir Abdixhiku ju pret sot nga ora 13:30 në takimin e organizuar për ju. Ejani, të flasim për programin qeverisës, vizionin zhvillimor dhe për një Kosovë siç e duam të gjithë! Shihemi!”, shkruhet në njoftimin e LDK-së.