Abdixhiku s’voton për votëbesimin ndaj tij

18:24 | 31 Janar 2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të hedh votë në procesin e votëbesimit ndaj tij në Kuvendin e Punës të LDK-së, që është duke u mbajtur tani, ka mësuar Klankosova.tv.

Ndonëse kjo e drejtë i takon atij, ai ka refuzuar të hedh votën e tij, pro apo kundër dorëheqjes së tij.

Aktualisht është duke u votuar për votëbesimin ndaj Abdixhikut.

Komento: