Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për situatën me koronavirusin

17:26 | 02 Prill 2020

Edhe Kosova po përballet me përhapjen e koronavirusit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjtën priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Ambasadori Britanik, përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënryë të organizuar.

Komento: