Kandidati i LDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin për “momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë”, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se është zotuar që me LDK’në si udhëheqëse të Qeverisë, Kosova do ta rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtarë dhe do të avancojë interesat strategjike.
“Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, ka shkruar Abdixhiku.