Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, diskutohet për zhvillimet e fundit

16:56 | 02 Tetor 2025
Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, diskutohet për zhvillimet e fundit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, qëndrimeve të LDK-së për këto zhvillime, si dhe për ecurinë e fushatës dhe tubimeve elektorale që po mbahen në gjithë Kosovën për këto Zgjedhje Lokale.

Njoftimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, qëndrimeve të LDK-së për këto zhvillime, si dhe për ecurinë e fushatës dhe tubimeve elektorale që po mbahen në gjithë Kosovën për këto Zgjedhje Lokale.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se ky partneritet ka qenë thelbësor në të gjitha proceset shtetformuese. Ai nënvizoi se Kosova ka nevojë edhe më tutje për përkrahjen e Francës dhe të miqve ndërkombëtarë, në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.

Komento: