Abdixhiku takohet me drejtorin rajonal të NDI-së, ja për çfarë diskutojnë

19:59 | 05 Shtator 2022

Sot Abdixhiku ka pasur një takim të rëndësishëm.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Juglindore, Robert Benjamin.

Sipas njoftimit të LDK’së, Abdixhiku shprehu bindjen se thellimi i bashkëpunimit me këtë organizatë është në interes të LDK-së dhe të Kosovës.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi drejtorin Benjamin për vazhdimin e procesit të riorganizimit të LDK-së, të cilën e cilësoi si domosdoshmëri për avancim dhe demokratizim të mëtutjeshëm.

Kryetari Abdixhiku, falënderoj drejtorin Benjamin për kontributin e tij dhe të NDI, dhe shtoi se angazhimi i kësaj organizate i nevojitet Kosovës në forcim dhe konsolidim të vlerave demokratike”, thuhet në njoftim.

Komento: