Abdixhiku takon shefin e ri të zyrës së BE-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

11:26 | 10 Shtator 2024
abdixhiku-takon-shefin-e-ri-te-zyres-se-be-se,-flasin-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav “lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillime të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik ‘Rruga e Re’”, njoftoi LDK-ja në një postim në Facebook.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku e ka falënderuar Orav për “bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës”.

Komento: