Abdixhiku tall qeverinë në detyrë: S’kemi 100 mijë euro për gazetarë, por një darkë po

17:27 | 10 Korrik 2025
Abdixhiku tall qeverinë në detyrë: S’kemi 100 mijë euro për gazetarë, por një darkë po

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar mbi raportimet se gazetarit të transmetuesit publik që kishte intervistuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, qeveria i ka dhënë donacion 100 mijë euro.

Para se të mbyllte për media dyert e mbledhje së kryesisë, Abdixhiku thumboi qeverinë në detyrë për keqmenaxhimin e fondeve publike.

”Na nuk i kemi kah 100 mijë euro me iu dhanë gazetarëve për intervistë po nëse rrini edhe pak kah një darkë e keni”.

Komento: