Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 80 vjetorin e lindjes së Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova ka vizituar zonjën Fana dhe familjen Rugova.
Abdixhiku deklaroi se vizitën e bëri i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin, të cilët janë bashkëpuntor të tij edhe sot, transmeton FrontOnline.
“Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë. Presidenti ka vetëm ditëlindje!”, shkroi kryetari i LDK-së në Facebook.
Ai potencoi se 80 vite më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave.
“ Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme. Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen!”, përfundoi ai. /FrontOnline