Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti sonte aty.
Abdixhiku tubimin në Suharekë e quajti mbrëmje të jashtëzakonshme, “Suhareka sonte u bë simboli i radhës i shpresës dhe përkushtimit për ndryshim! Rrjedha e pandalshme e njerëzve të vendosur, plot pasion dhe vullnet, që brohorisin njëzëri, po e karakterizon çdo ndalesë të Turneut të Ndryshimit, e sonte ky qytet e dëshmoi se është gati të bashkohet me ne në këtë rrugëtim frymëzyes”, pohon ai.
“Kosova po zgjohet! E sonte, Suhareka ishte në ballë të këtij rizgjimi. Para jush nominuam dhe kandidatët tanë për deputet, që përveç doktorit Ardian Shala janë dhe Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu”, shkruan Abdixhiku teksa falënderoi qytetarët e Suharekës për besimin e palëkundur.
Postimi i plotë: