Abdixhiku thotë se Vjosa Osmanin nuk do ta kontrollojë askush.
Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ftuar në emisionin Pressing të T7, , ka thënë se kandidaten e tyre për kryeministre Vjosa Osmanin, nuk do ta kontrollojë askush.
“Askush nuk do ta kontrollojë Vjosa Osmanin si kryeministre”, ka thënë Abdixhiku në Pressing të T7.
Tutje Abdixhiku ka sqaruar se askush nuk do të ketë kontroll mbi kryeministren e Kosovës.
“Kush është ai që beson se LDK’ja e ka vënë Vjosa Osmanin për kryeministre, për ta kontrolluar atë më pas, gabohet sepse nuk ka kontroll mbi kryeministren e Kosovës askush”, ka saktësuar Abdixhiku.
Ndërsa për ofertën e Kurtit, ai tha se një listë pa krye sjell një fund pa krye
“Një listë pa krye sjell një fund pa krye. Nëse nuk merremi vesh për mandatarin, cfarë logjike ka të merremi me të tjerat” , shoti Abdixhiku.