Abdixhiku: U dakorduam të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, e formalizojmë të shtunën në Këshill Drejtues

18:44 | 05 Maj 2026

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, tha se ka dakordim për idenë e bashkimit dhe garimit me ish-Presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se kjo do të formalizohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë të gjitha”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

Ai mohoi se Osmani ka vendosur kushte.

“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pas”, deklaroi Abdixhiku.

I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës, ai tha se për të renditja s’është problem.

“Renditja në listë për mua s’ka rëndësi”, tha Abdixhiku.

Komento: