Abdixhiku uron Vitin e Ri: 2023-ta qoftë vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë

22:09 | 31 Dhjetor 2022

Lumir Abdixhiku ka uruar vitin e ri 2023 përmes një shkrimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.

Abdixhiku ka uruar që viti 2023 të jetë vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë dhe popullin e Kosovës.

“Nga Rozi, Era, Albina dhe unë, gëzuar vitin e ri 2023! Qoftë ky një vit me shëndet e përplot gëzime për ju dhe familjet tuaja”.

“Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës. Gëzuar 2023!”.

Komento: