Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

14:26 | 26 Dhjetor 2025
Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar se rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati qeverisës nëse LDK merr udhëheqjen e qeverisë.

Abdixhiku theksoi se projektet si Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës dhe magjistralet drejt Podujevës, Mitrovicës, Pejës e Gjakovës do të përfundojnë si pjesë e planit kombëtar të zhvillimit.

Ai nënvizoi se investimet në rrugë nuk janë vetëm infrastrukturë, por edhe ekonomi, vende pune dhe lehtësim për jetën e qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për punë konkrete. Kosova ka nevojë për zhvillim. LDK do t’i përfundojë. Ky është plani ynë!”, tha Abdixhiku, duke u zotuar se ekipet e partisë do të jenë në terren ditë e natë për të realizuar këto projekte.

Komento: