Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, është shprehur tejet i kënaqur me ecurinë e javës së parë të fushatës.
Ai tha se vetëm sot ky subjekt i ka zhvilluar hiç më pak se 97 tubime.
Abdixhiku i falënderoi të gjithë për mbështetjen siç tha ai rekord.
“Faleminderit gjithë qytetarëve anembanë Kosovës për pjesëmarrje në tubimet tona – të mëdha e të vogla pa dallim! Kështu, kaq të bashkuar e me kaq përkushtim, ndryshimi është i përcaktuar në plotni!”, u shpreh kreu i LDK-së./Gazeta10