Abdixhiku viziton familjen e policit të vrarë: Jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës

11:51 | 25 Shtator 2023
abdixhiku-viziton-familjen-e-policit-te-vrare:-jeta-dhe-vepra-e-tij-do-te-jene-te-gdhendura-ne-historine-e-kosoves

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me zyrtarë të tjerë të kësaj partie, kanë shkuar për ngushëllime te familja e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.

Sipas njoftimit të kësaj partie, Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.

Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: