Abdixhiku viziton fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës: Brengat e këtyre banorëve na prekin të gjithëve

22:03 | 04 Tetor 2024
abdixhiku-viziton-fshatrat-astrazup-dhe-ngucat-te-malisheves:-brengat-e-ketyre banoreve-na-prekin-te-gjitheve

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte për vizitë në dy fshatra të komunës së Malishevës.

Ai ka njoftuar se në fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës, ka takuar shumë familjarë me të cilët bisedoi për brengat e tyre.

“Sonte, vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë. U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme”, ka shkruar Abdixhiku ne Facebook.

Tutje ai është shprehur se me udhëheqjen e LDK-së, do të krijohen vende të reja pune si dhe të ofrohen paga të dinjitetshme.

“Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap”, ka thënë Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:

Komento: