Abdixhiku viziton një familje në Gjakovë dhe një në Skivjan, u flet për ekonominë, investimet dhe mirëqenien e familjeve

21:27 | 01 Tetor 2024
abdixhiku-viziton-nje-familje-ne-gjakove-dhe-nje-ne-skivjan,-u-flet-per-ekonomine,-investimet-dhe-mireqenien-e-familjeve

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Gjakovëm ku ka pasur dy takime me qytetarë, për të cilët njofton se ata po rreshtohen në rrugëtimin e ri të kësaj partie.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ku edhe publikoi fotografi nga këto dy takime, tha se fillimisht tek familja Lila në Bllok të Ri, e më pas tek familja Hadri në Skivjan.

“Mes pritjes së ngrohtë e mbështetjes përplot shpresë, ju shtrova vizionin tim dhe të ekipit tim për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me investime, vende pune e mirëqenie për secilën familje kosovare.

Ky vizion është i mundshëm me ne. Për këtë vizion qëndrojmë ne!”, shkroi Abdixhiku.

Komento: