Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Prishtinës në vlerë 360 milionë euro.
Ai ka deklaruar se qëllimi i ndërtimit të Unazës së Jashtme është se “shkarkimi i trafikut dhe përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet.”
“€360 milionë euro për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës, për shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet.”, ka thënë Abdixhiku.