Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Mramor të Prishtinës, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.
Në një postim në Facebook, kreu i LDK-se ka shprehur falënderimin për mbështetjen duke theksuar se LDK-ja dhe populli tashmë janë një.
“Ky është fshati Mramor! Po, fshati Mramor i Prishtinës. Dhe kjo ishte pritja sonte; në ora 10 të mbrëmjes! Pa fjalë! LDK dhe populli tashmë janë një. Ju faleminderit që po e ktheni LDK-në tuaj në vendin e saj meritor; në këtë kohë kritike për Republikën. E ardhmja e vendit tonë është e bukur!” – tha ai.