Abdullahu për ndarjen e buxhetit: Hakmarrje partiake që prek sofrën e qytetarit

16:47 | 12 Dhjetor 2023
abdullahu-per-ndarjen-e-buxhetit:-hakmarrje-partiake-qe-prek-sofren-e-qytetarit

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje e Qeverinë Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që ndarja e buxhetit është bërë në mënyrë të padrejtë, ku sipas tij i ka prek qytetarët në sofër.

Abdullahu këtë ndarje të buxhetit nga ana e Qeverisë e ka quajtur hakmarrje partiake.

“PADREJTËSI – edhe ligjore edhe morale – nuk keni votu për mua, pra për VV-n nuk ‘ka bukë’ për juve.
SHANTAZH – edhe frikësim me para, nëse nuk votoni për mua vazhdoj të mos u jap para. Ma jepni votën merrni para.
KËRCËNIM – herën tjetër votoni për mua se përndryshe jau boj edhe ma zi.
PABARAZI – me zvogëlim të mundësive – votoni për partitë tjera në komuna, le t’ju ‘ushqejnë’ ato, VV-ja nuk ju jap asgjë.
HAKMARRJE – politike e partiake – Ju në Drenicë, votuat për PDK-në e pra për ju s’ka asgjë, ama bash asgjë- vdisni”, ka shkruar ai.

Komento: