Abelard Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet

23:08 | 17 November 2024
abelard-tahiri:-arberien-e-“pambukut-dhe-kullashkut”-veshtire-se-mund-ta-nxjerre-dikush-nga-skandalet

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat në skandale

Ai thotë se me Bedri Hamzën si kryeministër arsimi do të jetë më mirë në Kosovë.

Komento: