Abelard Tahiri: Deklaratat e Kurtit pas darkës në Bruksel më mirë të mos i kishim dëgjuar

11:00 | 20 Maj 2021

Tahiri: Deklaratat e Kurtit pas darkës në Bruksel më mirë të mos i kishim dëgjuar.

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deklaratat e Kurtit pas darkës me Borrelin do të ishte më mirë të mos ishin dëgjuar fare. Sipas tij, kryeministri Kurti nuk ka pasur guxim të thotë se adresa e krimeve është Serbia.

Këtë deklaratë Tahiri e dha para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Para dy ditësh kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e Borrelit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Përendimor, e inkurajojmë kryeministrin të merrë pjesë në të gjitha iniciativat rajonale që i sjellin të mira Kosovës. Në këto forume e darka, logjika thotë se duhet të flitet për situatën aktuale, pandemike dhe për sfidat konrete që i ka Kosova dhe rajoni. Por meqë nuk publikohet ajo që flitet brenda, rëndësi ka ajo cfarë deklarohet jashtë”, tha ai.

Por deklaratat e Kurtit pas darkës, Tahiri i ka quajtuar skandaloze.

“Deklarimet e kryeministrit tonë pas darkës më mirë mos t’i kishim dëgjuar fare….Nga kjo deklaratë e kryeministrit në shoqërinë e Brnabiqit doli diçka që shkon përtej imagjinates. Një deklaratë skandaloze e Kurit që fatkeqësisht i hedh pluhur të kaluarës së shtetit tonë…Botërisht është e ditur se kush është krimineli dhe kush është viktima në Ballkanin Perëndimor…Por fatkeqësisht kryeministri ynë nuk pati guxim ta thotë se kjo adresë është Serbia”, tha ai në Kuvend.

Komento: