Tahiri: Qeveritë Kurti dhe Hoti kanë degraduar rendin dhe ligjin.
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se ish Qeveritë Kurti dhe Hoti e kanë degraduar rendin dhe ligjin.
“Dy qeveritë e mashtrimit dhe dështimit që i pamë brenda një viti, e kanë degraduar rendin dhe ligjin”.
“Për ta frenuar degradimin në sundimin e ligjit dhe për ta rimëkëmbur drejtësinë, na duhet mbështetja juaj me 14 shkurt. Të gjithë së bashku për Rimëkëmbje”, ka shkruar Tahiri.