VALA po vazhdon të përhapë rrjetin anë e mbanë vendit.
Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, z. Bedri Istrefi dhe pronari i kompanisë së madhe prizrenase “ABI” ShPK, z. Bahri Fusha, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të sigurojë shërbime telekomunikuese prepaid dhe postpaid për punonjësit e kësaj kompanie.
Të gjithë punonjësit do të komunikojnë mes vete, por edhe me klientët dhe palët tjera, me pakot e përzgjedhura, që janë shumë të leverdishme dhe atraktive.
Duke ndarë një pikëpamje të përbashkët mbi rëndësinë e komunikimit në zhvillimin e marrëdhënieve biznesore, pronari i kompanisë “ABI” ShPK dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, u shprehën tejet të kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe u dakorduan që të zhvillojnë aktivitete bashkëpunuese në aspektin e ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të ndryshme.
Kjo marrëveshje për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese, por edhe shumë marrëveshje tjera që pritet të lidhen ditëve të ardhshme, janë dëshmi se, Telekomi i Kosovës, Vala mbetet operatori udhëheqës i telefonisë dhe internetit, në vendin tonë.