
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një konference për media është pyetur për takimet e tij me liderin e VV’së, Albin Kurti, duke thënë se besimi është lënduar nga ‘’deklarata të pamatura’’ të zyrtarëve të lartë të VV’së.
Abdixhiku, ka thënë se përveç tyre, edhe qëndrimi i lideri të VV’së, Albin Kurti, është ‘’bukur problematik’’.
‘”Lëndimi i besimit ndodh me deklarata të pamatura të zyrtarëve të lartë të VV’së, të cilët në shumë raste barazojnë LDK dhe Listën Serbe, përderisa ne jemi në proces të negociatave. Por edhe vetë qëndrimi i kryetarit të LVV’së, që LDK e don këtë punë vetëm për apetit është bukur problematik”, ka thënë Abdixhiku.