Aborti i 13 vjeçares nga Gjilani, prangoset gjinekologu

21:32 | 14 Tetor 2020

Aborti i 13 vjeçares nga Gjilani, arrestohet gjinekologu që dyshohet se kundërligjshëm ndërpreu shtatzëninë e saj.

Sot në Prishtinë është arrestuar gjinekologu që dyshohet se ndërpreu në mënyrë të kundërligjshme abortin e 13 vjeçares së dhu’nuar nga Gjilani.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar prokurori Arben Ismajli.

Prokurori konfirmon se gjinekologu është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Mund të konfirmoj që është arrestuar mjeku-gjinekolog i Prishtinës, lidhur me rastin që dyshohet se ka abortu 13 vjeçarja, ku dy persona janë në masën e paraburgimit për dhunim ndaj të miturës. Hetimet jemi duke i zhvilluar akoma”, tha Ismajli.

“Arrestimi është bërë në Prishtinë, mirëpo rasti është në kompetencë të regjionit të Gjilanit. I njëjti është dërguar për 48 orë në mbajtje”, shtoi prokurori.

I pyetur nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet të caktohet masa e paraburgimit, prokurori Ismajli tha, “pasi ti pranojmë të gjitha shkresat e lëndës e vlerësojmë a ka nevojë për masa shtesë dhe cilën nga masat ta parashtrojmë”.

Pasi viktima e kishte raportuar rastin në polici, janë prangosur dy të dyshuar Sh.J., 21-vjeçar dhe SH.H., 38 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhun’imi”. Ndaj tyre Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

E mitura dyshohet se ishte dërguar në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë.
Ndërsa shtatzënia e saj ishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë).

Komento: