Abrashi jep një lajm të mirë për shërbyesit civil

17:04 | 01 February 2019

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka dhënë një lajm të mirë për shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës.

Përmes një postimi të tij në facebook, ai ka treguar se sot ka propozuar amandament kuadër ligjit për paga që shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës, të kenë ngritje prej 15%.

“Për korrektësi, sot kam propozuar amandament kuadër ligjit për paga, që shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës, të kenë ngritje prej 15% se sa i përcaktuar në shtojcën 1 të Ligjit për paga.

Përndryshe, Komisioni sot ka demantuar dhe ka dënuar sjelljen e depuetetes me publikun, përkatësisht mashtrimin e opinionit në lidhje me një votim timin e kolegëve tjerë.

“Antarët e Komisionit, do të prononcohen ndaras, dhe do të konfirmojnë gënjeshtrat e plasuara nga deputetja.

Është e turpshme se çfarë janë në gjendje të bëjnë për të ruajtur pozitat dhe për të qenë aktual.

“Shnet”, ka shkruar Abrashi./ORAinfo/

Komento: