Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një lidhje direkte në “Frontal” të T7 ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshojë rrugë.
Lidhur me këtë deklaratë të Mustafës ka reaguar deputeti i VV’së, Artan Abrashi.
Duke shpërndarë deklaratën e Mustafës, Abrashi tha se pensionistët janë të gatshëm të kthehen që t’i japin edhe më shumë Serbisë.
“Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë”.