Abrashi përcjell nga afër pastrimin e rrugëve dhe autostradave: Do t’i mirëmbajmë të gjitha rrugët e Kosovës

16:20 | 11 Korrik 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dalur në teren për t’i përcjellë nga afër ekipet e mirëmbajtjes që po i pastrojnë rrugët nacionale dhe autostradat.

Në një shkrim të tij në Facebook, ministri Abrashi, thotë se do të vazhdojnë me mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës. Sot i vizitova ekipet e mirëmbajtjes në terren që po i pastrojnë rrugët nacionale dhe autostradat.

Vazhdojmë me mirëmbajtje në të gjitha rrugët e Kosovës.

Komento: