Abrashi: Qeverinë do ta bëjmë vetë

19:38 | 30 October 2024
abrashi:-qeverine-do-ta-bejme-vete

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit beson se do ta formojnë vet, pa e pas nevojën e mbështetjes së ndonjë partie tjetër.

“Nuk kemi preferenca për koalicion në fund të fundit jemi subjekt demokratik, gjithmonë kemi shprehur gatishmërinë bashkëpunime, derisa kemi gjetur afërsi programore, disa parti po thonë se kanë nisë një proces të reformës së brendshme, nuk po duket ajo reformë”.

“Por me vendos kështu në vija të kuqe dhe vija të betonume, jemi duke hyrë në një fazë ku Kosovës i është kthyer normaliteti politikë. Ka përfunduar epoka e politikanëve të konsumuar të cilët kanë bërë këso lloj gjërash, e kemi mbështetjen e mjaftueshme qytetare deri në fund, besoj që nuk do të jemi të varur nga vota e asnjë subjekti politik, dhe qeverinë do ta bëjmë vet”, ka thënë Abrashi në Klan K.

Komento: