Abrashi: Shpend Ahmeti po merret me dialogun e Brukselit, për ta shpëtuar karrigen

21:16 | 25 January 2019

Ish kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka kritikuar qeverisjen e kryeqyetit përmes një postimi në Facebook.

Abrashi është shprehur se Komuna e Prishtinës po udhëhiqet nga dikush që ‘për të shpëtuar karrigen’ po merret me dialogun ne Bruksel e rrjedhimisht po neglizhon përgjegjësitë e tij, raporton ORAinfo.

“Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës udhëhiqet nga dikush që merret me dialog në Bruksel (për ta shpëtuar karrigen), kurse Prishtinës i duhet dikush që dialogon me Prishtinë e lagjet saja”- shkruan Abrashi.
Postimi i plotë:

Komunës se Prishtinës i teprojnë së paku 22 milionë euro për vitin 2018 kur: nuk ka shkolla dhe çerdhe, nuk ka rrugë të reja, nuk ka fusha rekreative, nuk ka parqe e gjelbrim, nuk ka hapësira të reja për parkingje, dhe mbi të gjitha nuk ka qeverisje të mirë.

Por ka: Trafik kaotik, ndotje të Ajrit, korrupsion, keqqeverisje dhe keqmenaxhim.

Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës udhëhiqet nga dikush që merret me dialog në Bruksel (për ta shpëtuar karrigen), kurse Prishtinës i duhet dikush që dialogon me Prishtinë e lagjet saja
/ORAinfo/

Komento: