
LDK po vazhdon t’i konsultojë partitë politike për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka treguar se LDK-ja nuk është takuar ende me PDK-në.
Ai foli pas takimit që kryetari i LDK-së Isa Mustafa, zhvilloi me atë të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.
“Folën për gjendjen e tashme dhe mocionin e mosbesimit. Takimet kanë pasur efekte pozitive. Me PDK-në nuk kemi pasur mundësi me u taku”, tha Abrashi.
Pak më herët gjatë ditës, kryetari i LDK-së Mustafa zhvilloi takim me Ramush Haradinajn e AAK-së. Edhe ai tha se do ta votojë mocionin për rrëzimin e qeverisë.