AC Milan ka filluar bisedimet me agjentin e mesfushorit të Brescia Sandro Tonali për një lëvizje të mundshme në San Siro.
Tonali është një nga talentet më të mdhënj italianë dhe sigurisht që do të jetë subjekt i shumë ekipeve kur dritarja e transferimit të hapet, përcjell ORAinfo.
Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë janë të prirur për nënshkrimin e 19-vjeçarit italian, i cili në fillim të javës konfirmoi se ai është akoma një tifoz i Milanit ashtu si ai ka qenë që kur ishte i ri.
Sipas reporterit të Calciomercato. com Daniele Longo në Tëitter, ka pasur një ‘surprizë’ në garën për të nënshkruar me Tonali pasi Milano ka filluar diskutimet me agjentin e lojtarit.
Liverpooli, Manchester United, Juventus dhe Interi mes tjerash janë lidhur me një veprim për Tonalin, por Milani do të shpresojë të përdorë dashurinë e lojtarit për klubin – dhe aftësinë për t’i garantuar atij një vend në 11-shën shartuese. /ORAinfo/