AC Milan vazhdon me fitore në Serie A

00:00 | 27 Shkurt 2023

AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A derisa sonte ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-0. Musso (25’ autogol), Messias (86’) ishte goli i vetëm që u shënua në këtë ndeshje

AC Milan është duke vazhduar me fitore nga 1-0 në Serie A, e që ngadalë po e kthejnë Kuqezinjtë në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Europë, pas një serie jo edhe aq të mirë që pati në fillim të vitit.

Kuqezinjtë e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25.

Theo Hernandez bën një goditje të fortë dhe topi pasi që godet shtyllën kthehet në shpinën e Juan Musso (portierit të Atalantës) e ku mandej përfundon në rrjetë.

Leao pati mundësinë e radhës për të shënuar për Milanin në minutën e 33-të, por topi goditi shtyllën e jashtme të portës kundërshtare.

Minuta e 71-të shënoi një rast ideal për Junior Messias që të shënojë gol por që topi përfundoi mbi portë.

Junior Messias do të shënonte megjithatë gol në minutën e 86-të ku ai mori një top të mirë nga Rafael Leao.

Kjo fitore e dërgon Milanin në kuotën e 43 pikëve, aq sa ka Inter por që ka golëdallim më të mirë dhe është në vendin e dytë. Kurse AC Milan dhe Inter kanë 18 pikë më pak se Napoli që është në vendin e parë me 65 pikë pas 24 xhirove të Serie A në Itali.

Milan në ndeshjen e radhës ka punë me AFC Fiorentinën si mysafirë derisa Atalanta do të luan kundër Udineses në shtëpi.

Komento: